Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka qenë destinacioni turistik i mijërave vizitorëve të huaj këtë verë. Por si duket Shqipëria në sytë e turistëve. Përshtypjet ata i kanë ndarë në një nga portalet më të njohura për turizimin, tripadvisor.com. Të huajt e rekomandojnë vendin tonë për plazhet dhe shpesh kulinarinë, ndërsa pikë e dobët vijon të mbetet cilësia e shërbimit.
Ditët e nxehta te verës sollën në Shqipëri me mijëra turistë të huaj nga mbarë bota.
Anglezë, amerikanë, polakë, çekë, italianë, kosovarë e maqedonas udhëtuan me qindra kilometra larg banesave të tyre per t?ju drejtuar juglindjes se Europës, vendit te shqiponjave e deteve joshëse, Shqipërisë.
Si per çdo vit edhe kete vere magnet per te huajt kane qene zonat bregdetare, ne te cilat nuk kane munguar investimet per permiresimin e infrastruktures rrugore, rehabilitimin e plazheve dhe rritjen e cilesise se sherbimit.
Sezoni turistik eshte ne ditet e tij te fundit dhe para se te krenohemi me shifra per numrin e atyre qe preferuan të kalonin pushimet ne vendin tone, eshte me rendesi te dime se çfare u kemi ofruar.
Cilat jane pervojat dhe pershtypjet e tyre? A do te nderrmernin serish rrugen per te na vizituar? Per te krijuar nje panorame mbi nivelin e sherbimit dhe opinionet e turisteve jemi ndalur ne nje nga websitet me te njohura per komentet mbi hotelet tripadvisor.com. Perpara se te rezervojne qendrimin ne nje hotel shume i referohen ketij site, qe sherben si udherrefyes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shume-prej-turisteve-te-zhgenjyer-nga-pushimet-ne-shqiperi/