Në moton ?ME PAK PER ME SHUME? Edi Rama prezantoi kabinetin qeverisës të mandatit të tij të dytë krejtësisht socialist që nga 19 ministri do të reduktohet në 11 plus 2 ministra shteti pranë kryeministrit.

Me filozofinë e njohur të tij për barazinë gjinore, qeveria e re do të ketë 50 % të përfaqësimit burra dhe 50 gra.

Padyshim ajo qe surprizoi ishte emri 2 i qeverisë, postin e zv/kryeministres do ta marrë një grua e bërë e njohur mes socialisteve vetëm në këto zgjedhje ku kandidoi në qarkun e Shkodrës. Senida Mesi, ekonomiste në profesion, gëzon një mbështetje maksimale të kryeministrit, çka e tregoi dhe në prezantimin që i bëri.

Një tjetër emër që surprizon është ai i kreut te ri të drejtësisë, sërish një grua. Etilda Gjoni aktualisht zv/ministre në këtë detyrë do të marrë drejtimin e këtij dikasteri më shumë rëndësi.

Ministri i Brendshëm rikthehet pas një eksperience vetëm disa javore Fatmir Xhafa, i cili ishte dhe i vetmi emër i cili dihej në formacionin e ri të kryeministrit.

Mimi Kodheli ia la vendin e saj tek mbrojtja Olta Xhaçkës, edhe me një eksperiencë vetëm 2 mujore si ministre e mirëqenies përpara marrëveshjes së 18 majit.

Po ashtu edhe Ogerta Manastirliu rikthehet tek shëndetësia pasi u largua për t'i lënë vendim ministrit teknik Beqiri, por do t'i bashkangjitet dhe kujdesi social pas shkrirjes së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Punës.

Te Ministria e Jashtme kryeministri vendosi te rikthejë Ditmir Bushatin, po ashtu dhe te dikasteri i Kulturës rikonfirmohet Mirela Kumbaro.

Arben Ahmetaj rikthehet te financat, por tashmë do të ketë një superministri të cilës i është bashkangjitur dhe dikasteri i ekonomisë, por dhe ai i punës. Një superministri do të drejtojë dhe Damin Gjiknuri i cili do te jetë në krye të Ministrisë se risktrukturuar të Energjitikës dhe Infrastrukturës. Për të cilin kryeministri nuk i kurseu lëvdatat.

Vlerësimet e tij kreu i qeverise nuk i kurseu as për Blendi Klosin që rikthehet ne qeverinë Rama për të drejtuar Turizmin që tashmë do të jetë bashkë në një ministri me mjedisin.

Lindita Nikolla do të rimarre drejtimin e Ministrisë së Arsimit të cilës veç sporteve do t'i bashkangjitet dhe rinia. Ish zv/kryeministri Niko Peleshi do të marrë postin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

2 ministrat e shtetit do të jenë, Pandeli Majko që do të drejtojë dikasterin e ri të Ministrisë së Diasporës dhe ish drejtorja e agjencisë se pronave, Sonila Qato që do të ketë portofolin e Ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrësve, dhe kjo një tjetër ministri e re. Këto zëvendësojnë Ministritë e Shtetit për Parlamentin, për Inovacionin dhe Ministrinë për Pushtetin Vendor që nuk do të ekzistojnë me ne kabinetin e këtij 4-vjeçare ashtu si dhe ministria e integrimit që kryeministri Rama ka vendosur t'i shkrijë. Kryeministri konfirmoi atë që e kishte bërë të ditur pas zgjedhjeve që drejtimin e parlamentit do ta marrë Gramoz Ruçi dhe vendin e tij të kryetarit të grupit e zë Taulant Balla./Tv Klan