Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Skolioza është një sëmundje që prek kryesisht moshat e reja. Qëndrimi me orë të tëra para kompjuterit apo aparateve celularë është një ndër shkaktarët kryesore. Mjeku ortoped Harun lliazi tha se shenjat e para shfaqen në një moshë të hershme.
Ndryshimi i mënyrës së jetesës, kequshqyerja, qëndrimi ulur për orë të tëra përpara kompjuterit apo celularëve janë ndër shkaktarët kryesorë të deformimit të shtyllës kurrizore ose skoliozës.
Mjeku ortoped, Harun lliazi shpjegon se kjo semundje prek kryesisht fëmijet dhe bën thirrje për një trajtim të hershëm të saj.
Harun Iljazi: ?Skolioza është një deformim i kolonës vertebrale, e thënë shqip zhvendosje e kolonës vertebrale dhe e rrotulluar në aksin e saj duke krijuar një deformim të dukshëm të pacientit. Zakonisht shfaqet në moshën 11-12 vjeç. Duhet ta zbulojmë sa më shpejt këtë deformim të kolonës vertebrale për faktin se është më e lehtë nga ana mjeksore dhe për ta trajtuar.?
Mjeku shpjegon se cilët janë shkaktarët e kryesor të kësaj sëmundje dhe rekomandon përdorimin e çantave-valixhe.
Harun Iljazi: ?Vetëm duke mbajtur një celular një fëmijë sjellë shumë probleme që nga qafa deri të kurrizi. Çantat ka filluar bota t?i bëjë të personalizuara në mënyrë që të shpërndahet e gjithë pesha në trupin e fëmijës. Unë do të rekomandoja tip valixhe.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/skolioza-prek-moshat-e-reja-faktoret-qe-ndikojne/