Surprise Me!

“Shkupi, abstenim për Kosovën” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se Maqedonia mund të abstenojë gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Gjatë një interviste për televizionin shtetëror serb, Brnabiç sqaroi se i ka thënë homologut të saj maqedonas se vota e Maqedonisë në favor të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, nuk i shërben interesit te përbashkët. Lidhur me këtë, Brnabiç theksoi se vendimi i Zaev për këtë çështje, është që Serbia dhe Maqedonia t?i përmbahen marrëveshjeve mes tyre. ?Zaev tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk do të jetë temë debati këtë vit, por edhe nëse bëhet, është e rëndësishme që të gjithë ne t?i përmbahemi marrëveshjeve tona. Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe pres që homologët tanë rajonal të mbajnë fjalën e tyre.? Mediat serbe shkruajnë se gjatë takimit ne Durrës, Brnabiç e ka ftuar Zaevin të vizitojë Serbinë në muajin nëntor të këtij viti. Ata kanë biseduar edhe për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Buy Now on CodeCanyon