Surprise Me!

Armët drejt Anglisë/ Çullhaj: Fqinji më kërkoi ta shoqëroja në postë

2017-10-24 5 Dailymotion

Sajmir Çullhaj nuk pranoi përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda të ishte ai dërguesi i pakos me 3 kallashnikovë të çmontuar drejt Anglisë, të kapura të premten nga Policia në Aeroportin e Rinasit. 32-vjeçari nga Shijaku, mohoi përfshirën në trafikun e armëve, duke ia lënë fqinjit të tij Neritan Faria përgjegjësinë e trafikut. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

?Unë kam dorëzuar pakon, por nuk di çka pasur brenda. Më kishte thirrur fqinji im Neritan Faria që ta shoqëroja në Durrës, për të dorëzuar një pako. E shoqërova dhe dorëzova unë pakon.?

Ky pretendim u cilësua i drejtë nga gjykata e cila vlerësoi se arresti nuk ishte në kushtet e flagrancës. Por për shkak se Çullhaj është i përfshirë bashkë në dorëzimin e pakos, ai u la në arrest me burg. Avokati i tij, Armir Veizaj, tha se do të apelonte vendimin.

?Vendimi i nuk ishte i drejtë dhe për këtë shkak ne do të dorëzojmë një ankimim.?

Hetimet kanë zbuluan se të enjten në mesditë, Saimir Çullhaj, dhe fqinji i tij Neritan Faria nga Shijaku, kishin dorëzuar në filialin e një poste te shpejte në Durrës, tri pako në të cilat gjendeshin pjesët e kallashnikovëve. Të dy ata janë fiksuar nga pamjet e kamerave të sigurisë së filialit të postes. Kutitë postare mbanin emrat dy të moshuarve Pajtim Rexhepi e Vangjel Tola. Të dy këta të fundit, kanë mbetur të çuditur ndërsa janë pyetur nga policia. Ata nuk njiheshin me të arrestuarin dhe mikun e tij të shpallur në kërkim. Pakot mbanin si adresë dërgimi Londrën dhe emrin e dy personave në Britaninë e Madhe. Për këtë shkak, më parë zyrës së Skotland Yard, i është nisur një informacion policor.

Mediat britanike shkruajnë se autoritetet në Londër, që janë në alarm nga terrorizmi, dyshojnë se kallashnikovët mund të përdoreshin për sulme terroriste, ose nga grupe shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Angli./Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon