Surprise Me!

Report TV - ​Shtypi gjerman: Luftoi mafien Prokurori shqiptar rrezikon jetën

2017-10-24 4 Dailymotion

"Viktimë e korrupsionit". Ky është titulli i gazetës gjermane "tageszeitung? në artikullin që i ka kushtuar një prokurori shqiptar, që sipas tyre i është rrezikuar jeta dhe ka humbur vendin e punës, pasi luftoi mafien.

Sipas gazetës, Arben Jorgaqi prokuror në Vlorë humbi punën si pasojë e hetimeve dhe faktit që kërkoi arrestimin e disa persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

Prokurori në Vlorë kishte zbuluar manipulimin e disa dosjeve për truallin e tokës në bregdet nga kriminelë të veshur me petkun e biznesmenit dhe kërkesës për arrestimin e tyre mori vërejtje që më pas u pasuan me largim nga puna.

?Arben Jorgaqi ka imazhin e një prokurori të pa korruptuar, por në majin e këtij viti erdhi kthesa. Jorgaqi u pushua nga puna. Me sa duket ai i ishte afruar shumë disa njerëzve të fuqishëm.

Në maj të këtij viti ai kërkoi arrestimin e disa personave të rrjetit në fjalë. Por për habinë e tij policia nuk reagoi. Në vend të kësaj ajo mori një qortim. Më vonë ai u zhvendos në Përmet."

Gazeta gjermane raporton mbi përplasjen e prokurorit shqiptar, Arben Jorgaqi me prokurorinë e Vlorës.Lufta me autoritetet përfundoi me "lirimin" e tij nga detyra dhe më vonë me heqjen e mandatit.

Buy Now on CodeCanyon