Zjarret vijojnë të shkaktojnë probleme në shumë qytete, ku një zjarr i fuqishëm është regjistruar këtë të martë në kurorën me pisha pranë kishës së Shën Ndout në Laç.

Mësohet se zjarri është shumë i fuqishëm, ndërsa përhapja e flakëve ndihmohet edhe nga era në zonë.

Në vendngjarje kanë shkuar 3 ekipe zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake, por për shkak të situatës së vështirë, do të kërkohet edhe ndërhyrje nga ajri, ndërsa sipas Emergjencave Civille rrezikohen edhe disa banesa.

Njoftimi i Emergjencave Cilvile
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë para pak minutash në kurorën e gjelbër të Laçit duke rrezikuar disa banesa, linjën e interkonjeksionit dhe Kishën Shën Ndout.

Në operacion për shuarjen e flakëve janë angazhuar 3 ekipe zjarrfikëse, 40 forca ushtarake, të mbështetura me helikopterë nga ajri.

Aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e tij.