Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur nga katër aksidente që janë regjistruar ditën e sotme në Elbasan, Librazhd, Përrenjas dhe në Rrogozhinë.

Në mesditë nga një aksident i rëndë në rreth- rrotullimin e Rrogozhinës humbi jetën një 25- vjeçar.

Viktima M.Zh. 25 vjeç u përplas nga një tjetër mjet teksa po drejtonte një ?Fiat? ndërsa ka ndërruar jetë në vend, pasi aksidenti ka qenë fatal.

Aksidenti në Qafë Thanë, 1 i vdekur, 4 të plagosur
Ndërsa pasdite në Qafë Thanë një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën, shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Makina ku po udhëtonin 5 persona po ngjiste Qafë Thanën, ndërsa ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Urakë.

Të plagosurit janë dërguar në spital, por drejtuesi i mjetit nuk ka arritur që të mbijetojë duke humbur jetën, ndërsa katër pasagjerët janë nën kujdesin e mjekëve.