Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë martë mbledhjen e parë të legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca e parë do të mbahet në datën 9 shtator 2017 në orën 10.00

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë datë për Parlamentin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sipas rregullores, seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, e nëse ai refuzon, nga pasaardhësi i tij.

Çfarë ndodh në mbledhjen e parë të Kuvendit

Në mbledhjen e parë parashikohet ngritja e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, i cili brenda dy ditëve do i paraqesë Kuvendit raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve te rinj.

Menjëherë një séance e dytë do të mblidhet për betimin e deputeteve të rinj dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Për këtë post socialistët propozojnë Gramoz Rucin.

Ditën e konstituimit të parlamentit të ri Partia Socialiste, fituese e zgjedhjeve te qershorit do i paraqesë Presidentit të Republikës kandidaturën e Edi Ramës për kryeministër.