Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Lihtenshtejnin ndërsa përpara mediave janë paraqitur dy prurjet e reja Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi.

Mbrojtësi Memolla i sinqertë pranon se nuk e priste ftesën. Ahmedi sqaron se Shqipërinë e zgjodhi me zemër dhe thotë se është më i lumtur qoftë edhe për një ndeshje me Shqipërinë sesa të ishte titullar tek Maqedonia.

"Nuk e prisja këtë ftese por jam shumë i lumtur që tashme bëj pjesë në kombëtare dhe shpresoj të jap 100 % me skuadrën.

Jam këtu për të punuar, Agolli ai është kapiten i ekipit dhe unë e respektoj, për të tjerat vendos trajneri. Ky është shansi im dhe tani shpresoj të tregoj veten.

Trajneri Panucci kërkon shumë disiplinë dhe ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar" deklaroi Hysen Memolla.

Ndërsa Valon Ahmedi u shpreh se ?Kam lindur në Oher, por jam rritur në Kërcove, jam i Kërcovës.

Kombetarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e berë realitet dhe një nder për mua.