Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më 15 shtator, Shefat e Shtabeve të NATO-s do të takohen për herë të parë në Shqipëri.
Lajmi konfirmohet nga presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit të gjeneralit Bardhyl Kollçakut në krye të Forcave të Armatosura.
Po ashtu, Meta nënvizon mbështetjen për rritjen e financimeve për Forcat e Armatosura.
Meta: Ju garantoj për angazhimin tim, përkushtimi dhe patriotizmi bazuar në trinomin e shenjtë, detyra- nderi- atdheu, do të vlerësohen dhe promovohen sipas meritës. Ju garantoj për qëndrimin tim të palëkundur se çështjet e sigurisë, buxheti, kapaciteti operacional i FA dhe gjithë detyrimet në NATO do të mbështeten fuqishëm nga unë për 5 vite si president i vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shefat-e-shtabeve-te-nato-s-ne-tirane-me-15-shtator/