Rëndohet bilanci i 5 aksidenteve rrugore, të ndodhura ditën e djeshme, në disa rrugë të vendit. Një vajzë 12- vjeçare, që u plagos nga përplasja e dy makinave në Xibrakë të Elbasanit, ndërroi jetë këtë të mërkurë në spital, duke e çuar në 3 numrin e viktimave.

Policia arrestoi Bahri Bregun, 50 vjeç, nga Tirana, pasi mjeti, të cilin ai drejtonte, u përplas me dy vetura të ndryshme në mënyrë të njëpasnjëshme. Gjashte persona të tjerë morën plagë të rënda në këtë aksident rrugor.

Po ashtu policia arrestoi edhe Miratip Mehmetin, 64 vjeç, nga Ohri, pasi në aksin Librazhd - Prrenjas, në Urakë, duke drejtuar një ?Mercedez- Benz?, humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës. Një shtetas maqedonas mbeti i vdekur në vend, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën.

Një 25 vjeçar humbi jetën në aksin Peqin - Rrogozhinë, pasi automjeti i tij tip ?Fiat? u nda në dysh nga përplasja me një kamion. Edhe drejtuesi i kamionit është ndaluar nga policia.

Në total 20 persona mbetën të plagosur në 5 aksidente të ndodhur ditën e martë. Sipas policisë, shkak u bë lagështira në rrugë dhe shpejtësia mbi normat.