http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Administrata tatimore ka publikuar listën e subjekteve debitore ndër vite ku në total janë 18 mijë të tilla.

Mes subjekteve private nuk mungojnë edhe institucionet shtetërore, e konkretisht njësitë vendore.

Janë 13 bashki kryesisht të vogla, të cilat tatimet i kanë listuar si borxhlinj, pasi ndër vite nuk kanë paguar tatimet, specifikisht sigurimet shoqërore për punonjësit.

Bëhet fjalë për bashkinë: Poliçan, Krujë, Rrogozhinë, Fush-Krujë, Memaliaj, Përmet, Tepelenë, Himarë, Shijak etj.

Detyrimet e këtyre bashkinë nisin që nga viti 2012, por ka edhe nga ato që i kanë krijuar gjatë këtij viti borxhet, siç janë bashkia Himarë dhe ajo e Krujës.

Administrata tatimore nuk ka bërë publike shumën e detyrimit që ato kanë, por tashmë janë në fazën që këto borxhe do të mblidhen me forcë, duke nënkuptuar edhe bllokim të llogarive bankare.

Pas zbatimit të reformës territoriale ku shumë komuna u shkrinë me bashkitë u kalkulua një borxh ndaj buxhetit, 12 miliard leke, nga të cilat deri në 3 mujorin e parë të këtij viti ishin shlyer vetëm 2.7 miliardë.

Ministria e Financave ka hartuar një ligj, për njësitë vendore ku parashikohet një monitorim më i rrepte i shpenzimeve, si dhe vendosjen e taksave të përkohshme me qëllim rritjen e të ardhurave.