Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë ?arrest me burg? për dy shtetasit bullgarë të cilët u arrestuan 3 ditë më parë, pasi tentuan të vidhnin një bankomat.<br /><br />Mihaill Karanxhov, 29 vjeç dhe Aleksandros Doan, 46 vjeç, u arrestuan në flagrancë nga uniformat blu të qytetit të Sarandës, pasi në lagjen numër 4 të qytetit, tentuan që të vidhnin bankomatin.<br /><br />Policia ka mbërritur në vendngjarje pas rënies së alarmit, ku gjetën të një trapan dhe disa vegla me të cilat dy bullgarët po kërkonin të vidhnin lekët.
