Surprise Me!

Nis pelegrinazhi i Haxhit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Më shumë se 2 milionë myslimanë nga e gjithë bota filluan këtë të mërkurë pelegrinazhin e Haxhit në Mekë. Ata kanë veshur veshjen tradicionale ihramit, dhe më pas vijojnë me vizitën në vendet e shenjta. Pelegrinazhi në Mekkë përfundon më 4 shtator duke u finalizuar me festën e Kurban Bajramit.

Më shumë se 100 mijë anëtarë të forcave të sigurisë janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e besimtarëve. Ndërkohë, masat janë shtuar edhe në hyrjen e Mekes, Medinës dhe në hapësirat rreth këtyre dy qyteteve të shenjta. Edhe çadrat ku po qëndrojnë me miliona besimtarë myslimanë po ruhen nga forcat e policisë.

Por, edhe pse pak javë më parë u tha se myslimanët nga Katari mund të marrin pjesë në pelegrinazh, pas tentativave për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike të krizës së Gjirit, zyrtarët në Katar njoftuan se e vetmja mënyrë për të shkuar në pelegrinazh është pajisja me viza. Mirëpo Arabia Saudite ka mbyllur ambasadën e saj në Doha çka e bën të pamundur marrjen e vizave për të shkuar në Haxh.

Kështu zyrtarë të transportit në Doha komunikuan me ministrinë për çështjet e Islamit në Arabinë Saudite për të gjetur një mënyrë që i lejon besimtarët të marrin pjesë në Haxh. Ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare, gjë e cila ka lënë pezull pjesëmarrjen në Haxh për mijëra besimtarë myslimanë të Katarit. Haxhi është një nga pesë shtyllat e besimit Islamit, që çdo besimtar mysliman duhet ta kryejë të paktën njëherë në jetë.

Buy Now on CodeCanyon