Kurban Bajrami do të falet nesër më datë 1 shtator.

Bajrami do të falet në orën 06:50 në ?Sheshin Skenderbej? ndërsa para faljes do të ketë edhe një ceremoni me lexim Kur'ani.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj në prag të festës së Kurban Bajramit uron të gjithë besimtarët myslimanë.

Skënder Bruçaj u bën thirrje të gjithë besimtarëve që të tregohen bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë, me jetimët dhe me të gjithë ata që presin përkujdesin dhe vëmendjen tonë.

?Në një ditë të tillë festë në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t'ju përcjell urimet më të mira, qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës.