Punësimi i personave ndryshe të komunitetit LGBT, ngelet një problem serioz për shoqërinë tonë. Jo vetëm bizneset private, por edhe institucionet shtetërore nuk janë të hapur për tu dhënë një vend pune anëtarëve të këtij komuniteti.<br /><br />?Kemi 58 persona nga komuniteti të punësuar, të deklaruar. E gjitha kjo vjen përmes kompanisë tonë dhe bashkëpunëtorëve tani. Katër institucioneve që morën pjesë nuk ishin më mirë se biznesi privat?, tha Elton Ilirjani, Drejtues i The HandHunter.<br /><br />Kompania Heand Hunter prezantoi rezultatin e një kërkimi në këtë drejtim, ku nga 109 kompani të shqyrtuara, vetëm 7 prej tyre kishin rezultuar pozitiv ndaj komunitetit LGBT. Drejtuesi i kësaj kompanie tha se sjelljet e punëdhënësve janë aspak të pranueshme.
