Surprise Me!

Vritet gjyqtarja Fildes Kasemi, u qëllua nga ish –bashkëshorti i saj

2017-10-24 10 Dailymotion

Në tentativën e dytë, Fadil Kasemi 53 vjeç, ia arriti ta vrasë bashkëshorten e tij, gjyqtare e Gjykatës së Shkodrës.

Fildes Kasemi u qëllua në makinën e saj. E kishte parkuar në zonën e Xhamllikut, në anë të rrugës kryesore, për t?u ngjitur në shtëpinë e saj.

39 -vjeçarja u qëllua me 2 plumba pistolete dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ish bashkëshorti e kishte ndjekur dhe rreth orës 14.00, sapo ajo ka ndaluar, i është afruar duke e goditur nga fare afër.

Policia arrestoi autorin, ku iu gjet me vete arma e krimit. 53 vjeçari kishte tentuar ta vriste edhe 2 vjet me parë gjyqtaren.

Më 19 korrik të vitit 2015, ai e sulmoi ish ?bashkëshorten në plazhin e Golemit, në sy të djalit të tyre.

Kishte një pistoletë në çantë, por pasi gruaja i ishte lutur të mos e vriste në sy të djalit, ai e kishte qëlluar me grusht në fytyrë.

Të dy janë përleshur dhe pas ndërhyrjes së disa personave të tjerë, ai e kishte lënë çantën bashkë me armën.

Gjykata e Kavajas e dënoi për këtë rast edhe pse ai deklaroi ne gjyq se kishte qenë i dehur dhe nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur.

Çifti ishte ndarë në maj të vitit 2015 dhe Fadil Kasemi nuk kishte qenë dakord me divorcin.

Ai e kishte kërcënuar vazhdimisht gjyqtaren dhe ajo ishte pajisur me një urdhër mbrojtje.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon