http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Prej datës 28 gusht Policia e Shtetit ka sekuestruar 900 kilogramë kanabis, ndërsa ka arrestuar 40 persona të shpallur në kërkim. Në operacionin masiv kundër paligjshmërisë kryesisht të mbjelljes e trafikut të lëndëve narkotike policia ka vijuar kontrollet qe nga Velipoja e deri në Butrint me një numër total prej 1140 efektivesh në terren.

Kontrolleve i janë nënshtruar edhe kasollet pranë bregdetit, aty ku trafikantët fshehin kanabisin para se ta nisin drejt Italisë, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar dhe dy mjete lundruese.

Në dy ditët e para të aksionit policia sekuestroi rreth 400 kilogramë hashash, ndërsa mesditën e kësaj të enjteje në fshatin Zhapokikë të Memaliajt u gjetën 517 kilogramë kanabis.

Për rastin policia arrestoi një 57 vjeçar, ndërsa procedoi për moskallëzim krimi kryeplakun e fshatit.

Gjatë ndërhyrjes policia ka gjetur edhe 6 armë zjarri, rreth 3 mije fishekë, si dhe dy mjete lundruese pa dokumentacion.

Aksioni i cili mbështetet dhe nga Guardia Di Financa është në vazhdimësi, ndërsa pritet që pas bregdetit Policia të kryejë të tjera kontrolle në magazina ku dyshohet se trafikantët ruajnë sasi kanabisi.