http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

27 hektarë në parkun kombëtar të Bredhit të Drenovës janë përshkuar nga zjarri që zgjati tre ditë.
Sipas të dhënave nga drejtoria e Zonave të Mbrojtura dëmi në këtë park kombëtar është I konsiderueshëm.
Flakët kanë rënë në të njëjtën zonë që është djegur edhe para katër vitesh.
Zona ishte rivitalizuar pas zjarrit të 2012-ës në pyllin e Bozdovecit. Por sipas rojes mjedisore, zjarri I fundit ka djegur kryesisht filizat e rinj dhe pemët e ndryshme si lajthia.
Zjarri i rënë në këtë zonë mendohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia. Vënia nën kontroll e vatrave ka qenë e vështirë për shkak të terenit të thyer malor.