Derdhet solar në Triport të Vlorës. Një sipërfaqe e konsiderueshme e bregut të detit në zonën e Tri Portit në Zvërnec është ndotur nga mbetje solari.

Nuk dihet se nga kush ka ardhur kjo ndotje e cila të kujton se çdo vit kjo zonë do të ketë të tilla fatkeqësi.

Vija bregdetare prej 200 m është totalisht e ndotur.

Siç duket dhe nga pamjet pjesa e bregut të detit është e mbuluar nga njolla të zeza të cilat pluskojnë në ujë, por pjesën më të madhe të ndotjes dallgët e detit e kanë larguar gjatë natës , pasi dyshohet se hedhja e solarit është bërë gjatë natës.

Asnjë masë ose përfaqësues i mjedisit nuk ka qenë në këtë zonë për të parë nga afër ndotjen mjedisore, si dhe për të vënë përpara përgjegjësisë shkaktarët.