Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.

Me mijëra besimtarë u mboldhën në orët e para të mengjesit në sheshin ?Skëndërbej? për faljen e Namazit.

Kurban Bajrami është festa e dytë e këtij vitit në kalendarin islam dhe pas faljes së mëngjesit rituali vazhdon me prerje e kurbanit dhe me vizitat familjare dhe miqtë për të përcjellë urimet për njëri-tjetrin.

Në fjalën e tij përpara besimtarëve kreu i komunitetit mysliman Skëndër Bruçaj uroi të gjithë besimtarët duke shtuar se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, sinqeritetit dhe dorëzimit të plotë tek Allahu i lartësuar.