Instituti i Statistikave (INSTA), ka publikuar shkaqet e vdekjeve sipas sëmundjeve për vitin, ku trauma zë vendin e tretë, me trend në rritje.

Spitali Universitar i traumës dhe Shoqata Shqiptare e traumës bazuar në këto të dhëna kërkojnë mbështetje për të përmirësuar shërbimin në spital.

Në një raport të Bankës Botërore raportohet se aksidentet rrugore i kushtojnë ekonomisë shqiptare mesatarisht 130 milionë euro në vit, kjo shifër sipas presidentit të shoqatës së traumës mund të ulet duke përmirësuar shërbimin e traumës.

Sipas mjekut Gjovalin Bushi trauma është shkaku i vdekjeve tek meshkujt më tepër sesa te femrat.

Mjekët e traumës besojnë se përmirësimi i shërbimit ndaj pacientit të traumatizuar është duke rritur edukimin në vazhdim.