Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Largimi i emigrantëve dhe fundi i sezonit turistik kanë ndikuar në forcimin e monedhës europiane ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po shkëmbehet tashmë me 133.5 lekë duke arritur vlerën më të lartë gjatë tre muajve të fundit.
Euro vijon të forcohet ndaj lekut shqiptar. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë një euro tashmë shkëmbehet me 133.5 lekë duke arritur vlerën më të lartë që prej qershorit.
Vlerësimi i euros gjatë shtatorit sipas ekspertëve ka ardhur e ndikuar nga largimi i emigrantëve por edhe e turistëve. Forcimi i euros gjatë vjeshtës është një fenomen thuajse i përhershëm si pasojë e uljes së monedhës europiane në qarkullim gjatë kësaj periudhe.
Ndikim ka dhënë edhe forcimi i euros në tregjet ndërkombëtare e kryesisht ndaj dollarit amerikan. Një situate tillë është paralajmëruar edhe prej ekspertëve të cilët prisnin forcim të euros gjatë shtatorit por përsëri nuk parashikohet që të arrijë në nivelet e mëparshme të 138-140 lekëve.
Tendenca rritëse e euros ndaj lekut ka nisur që prej një jave dhe vijon që nga dita në ditë të fitojë pikë ndaj monedhës shqiptare lekut. Një euro e dobët ndaj lekut ka efekteve pozitive për kredimarrësit në euro si dhe mund të sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët pasi pjesa më e madhe e produkteve blihen në tregjet europiane.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fundi-i-sezonit-turistik-forcon-euron/