Deputetët e Partisë Demokratike kanë përfituar para publike gjatë ngujimit tremujor në çadrën para Kryeministrisë, me qëllim rrëzimin e qeverisë ?Rama 1? dhe krijimin e një qeverie teknike.

Edhe pse ngujimi i tyre nuk lidhej me detyrën si deputet dhe si përfaqësues të interesave të qytetarëve, ligjvënësit e opozitës, çuditërisht, kanë përfituar para publike për karburant, rimbursim për telefonat, dieta etj.
Deputetët janë angazhuar në një veprimtari politike, për llogari të partisë së tyre, por megjithatë, ata janë paguar nga Kuvendi si për një veprimtari parlamentare.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht të gjitha përfitimet financiare të deputetëve të Partisë Demokratike, gjatë bojkotit nga 18 shkurti 2017 deri në 18 maj 2017, kur u arrit edhe marrëveshja Rama-Basha. Mbetet për t?u parë se me çfarë faturash financiare dhe me çfarë veprimtarie i kanë justifikuar deputetët e PD dietat dhe paratë për karburant që kanë përfituar, në kushtet kur i gjithë aktiviteti i tyre, gjatë periudhës në fjalë, lidhej me kauzën e çadrës.