Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas reagimit të djeshëm nga Ministria e Jashtme, edhe partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re, ka ?vrapuar? të pozicionohet planin e përgjithshëm vendor të bashkisë Himarë.
Madje konservatorët kanë shkuar një hap më tej: ata kërkojnë interpelancë me Ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias.
Kërkesa për interpelancë është inicuar nga shefi i Departamentit të Jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Kumutsakos.
Në argumentimin e kërkesës, nënvizohet se kohët e fundit ?janë shtuar informacionet se autoritetet shqiptare po avancojnë një plan urbanistik në zonën e Himarës, që do të mund të përdorej qëllimisht nga Tirana si instrument për shtetëzime masive mijëra dynymësh sipërfaqe bregdetare, me vlerë të madhe ekonomike, që u përkasin pjesëtarëve të minoritetit grek të atjeshëm?.
?Një zhvillim i tillë do të sillte një goditje vendimtare për jetesën dhe do të ishte një tjetër hap për çrrënjosjen e tyre nga vatrat historike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plani-vendor-i-himares-kerkohet-interpelance-ne-parlamentin-grek/