Duket se vjeshta po troket në vendin tonë.

Reshjet e dendura të shiut që kanë mbuluar një pjesë të mirë të vendit tonë kanë shkaktuar edhe problemet e para.

Aksi Orikum-LLogara në zonën e Dukatit është bllokuar për shkak të rënies së dherave.

Për shkak të reshjeve të shiut në Qafën e LLogarasë ka rënë një masiv dheu i cili ka krijuar vështirësi në kalim.