Një 49- vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit, por familjarët e tij pretendojnë se i afërmi i tyre ka vdekur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekëve

Policia bën me dije se 49-vjeçari me inicialet T.M ka vdekur në spitalin e Beratit.

24 orë pas përcjelljes për në banesën e fundit të Tomorr Mançes, 49 vjeçarit nga fshati Dyshnik, i njësisë administative Otllak, familjarët akuzojnë mjeket për neglizhencë gjatë trajtimit të tij.

Familjarët shprehen se gjatë qëndrimit në repartin e Patologjisë ka munguar prezenca e mjekëve.

Sipas tyre 49 vjeçarit i është bërë një skaner, ku nuk ka rezultuar prekja e trurit nga tensioni i lartë, ndërsa gjatë qëndrimit në spital ka marrë mjekim me medikamente dhe serum.

?E kishin lënë pas dore nuk e kishin kontrolluar. Vinin infermieret, e pyesnim a ka doktorr? Ata thonin jo është festë, janë pushime. I thash doktori që e ka marrë në patronazh lajmëroje të vij se pacienti po bëhet keq, as një përgjigje asgjë?, shprehen familjarët.

I thash infermieres ju nxi vëllait dora, thonin nuk ka asgjë, i thash ju nxi buza than nuk ka asghë, deri kur i thash më vdiq vëllai më bëni derma, punë 10 minutash vetëm kjo gjë.
( b.h/Shqiptarja.com )