TIRANE - Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot zgjedhjet për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri mes polemikash ku u përfshi edhe kryeministri Edi Rama.

Pas numërimit të votave të 24 anëtarëve të Akademisë, të cilët morën pjesë në proces, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Beqiraj u zgjodh me 24 vota.

Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave nuk kishte asnjë rival në këtë garë. Ndërsa zv/kryetar i ASH u zgjodh ish-kryetari, Myzafer Korkuti. Kështu, Beqiraj dhe Korkuti këmbejnë vendet me njëri-tjetrin në postet kyçe të Akademisë së Shkencave.

Zgjedhjet në Akademi nxitën mjaft reagime brenda akademikëve dhe jo vetëm, pasi njëra palë kërkoi transformim rrënjësoj kundrejt palës tjetër në "pushtet" që kërkonte të rikonfirmohet në detyrë.