Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë hedhur bojë të kuqe në godinën e Ministrisë së Drejtësisë, simbolikë e gjakut të grave që janë vrarë nga burrat e tyre.

Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë hedhur bojë të kuqe në godinën e Ministrisë +4
Aktivistët e Shoqërisë Civile kanë hedhur bojë të kuqe në godinën e Ministrisë

Ivana Dervishi, njëra nga aktivistet shprehet se Shoqëria Civile ende nuk ka vdekur, ndërsa protesta është bërë për të treguar se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm.

?Kjo protestë është për të treguar se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm dhe se Shoqëria Civile është gjallë.

Ne jemi këtu duke marrë shkas nga vrasja e gjyqtares dhe 12 vrasjeve brenda këtij viti të grave dhe vajzave.

U kërkojmë institucioneve që të ashpërsojnë dënimet ndaj vrasësve. Gjykata ti procedojnë më shpejt dhe urdhrat e mbrojtjeve të zbatohen. Jemi këtu për të ngritur zërin kundër këtyre padrejtësive.