Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse nuk do të planifikohen fondet e nevojshme për emergjencat, bashkive të Lezhës, Kurbinit e Mirditës nuk do tu konfirmohen buxhetet e vitit të ardhshëm nga institucioni i prefektit.
Këtë ultimatum e ka lëshuar vetë Prefekti, Eduard Ndreca, në një deklaratë për mediat.
Ai i është referuar situatës problematike me zjarret e kësaj vere në qarkun e Lezhës, për të kërkuar më tepër vëmendje ndaj emergjencave.
Ndreca ka deklaruar se ka mangësi të theksuara të pajisjeve për ndërhyrje në raste të tilla, ndaj edhe duhet që njësitë e qeverisjes vendore dhe ato qëndrore të bëjnë më shumë në plotësimin e mjeteve të nevojshme.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/prefekti-ultimatum-bashkive-pa-fond-per-emergjencat-skonfirmoj-buxhetet/