Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi në vitin 2012 ka mbajtur peng dy persona në lagjen Dunavat, në Lazarat të Gjirokastrës.

Gjykata e ka dënuar të riun me 3 vite burg për veprën penale ? Heqje e paligjshme e lirisë? por ai kishte mundur t?i shpëtonte drejtësisë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Aleksandër Kalemi, banues në Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 24.12.2015 e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110/2 dhe 49 të Kodit Penal, sepse 26-vjeçari më datë 04.03.2012 në vendin e quajtur lagjia "Dunavat" iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve E.Sh., R.G., dhe K.A., të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Kalemi iu dorëzua D.V.P. Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.