Shkollat më të populluara në kryeqytet, pritet të shpëtojnë nga mbingarkesa këtë vit. Çelja e tre shkollave të reja, ?Betim Muço? në Kombinat, ?Hoxha Tahsim? tek Pazari i Ri dhe ?Ardian Klosi? tek bregu i lumit, do të marrin nxënës nga shkollat në afërsi te tyre duke reduktuar kështu numrin e nxënënsve.

"Sigurisht që kriteri i parë është qendra e banimit. Këtu ne do të bëjmë rirregullimin. Në qoftë se do të flasim për shkollën ?Ardian Klosi?, për shkollat që janë rreth e rrotull?, thotë drejtoresha e DAR, Arjola Byzyka.

Në të njëtën kohë, regjistrimet e reja nuk do të bëhen më sipas dëshirës së prindërve, por duke u bazuar në vendbanimin e fëmijës, ndërsa klasat s?do të kenë më shumë se 32 nxënës.

Mësimi me dy turne do të vijojë edhe këtë vit për disa shkolla të arsimit 9-vjecar dhe 2 gjimnaze. Tv Klan