SHIJAK - Ndërtimi i një inceneratori për grumbullimin dhe djegien e mbetjeve dhe kafshëve në periferi të Shijakut, ka ngritur në protestë banorët.

Këtë të mërkurë, banorët e lagjes "Brigada e 10 sulmuese" janë përplasur me përfaqësues të firmës private dhe Ministrisë së Mjedisit.

Banorët për Report Tv: Na rrezikohet shëndeti
Protestuesit janë shprehur për Report Tv se u rrezikohet shëndeti nga ky impiant i cili planifikohet të ndërtohet pranë zonave të banuara.

Koncesioni i është dhënë kompanisë "Jamarbër Group" sh.p.k, ndërsa banorët akuzojnë se gjithçka është ndërmarrë pa transparencë dhe pa zhvilluar asnjë dëgjesë publike me përfaqësues të komunitetit.

"Nuk jemi pyetur për këtë pikë grumbullimi dhe djegie të mbetjeve. Siç e shikoni ndodhet pranë zonave të banuara dhe e gjithë kjo është rrezik për shëndetin e familjeve tona", thanë banorët.