Surprise Me!

Report TV - Lushnje, shkollat në Kamçisht e Pirrë në kushte skandaloze

2017-11-07 6 Dailymotion

Vazhdojnë dramat me shkollat të cilat janë jashtë çdo standarti për të vijuar mësimin normalisht.

Këtë radhë Report Tv ka qenë në fshatin Kamçisht dhe Pirrë të Lushjës.

Shkollat në të cilat zhvillohet mësim janë të shekullit të kaluar, ato më shumë ngjajnë me një stallë se sa me objekte ku merren dijet.

Bankat dhe karriget janë të kohës së komunizmit.

Problematika më e madhe është në shkollën e fshatit Kamçisht e cila është pa asnjë kusht higjienosanitar.

Nuk ka as tualete, muret janë të mbuluar nga myku dhe lagështira, çatia në kohë shirash pikon e tëra, dritare nuk ka, mungon ndriçimi, bankat dhe karriget janë të shkatërruara.

Në lidhje me këtë problem insistuam të flisnim me drejtorin e shkollës, por ky i fundit i frikësuar nga penalizimi për ankesat nuk pranoi të prononcohet.

Buy Now on CodeCanyon