Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoritetet arsimore po kryejnë përgatitjet e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor, duke ndërhyrë në rinovimin e mjediseve në shkolla apo riparimin e tyre. Në Lezhë, janë ngritur grupe pune për ndërhyrje në shkollat që kanë nevojë për punime, ndërsa në Gjirokastër bashkia ka akorduar 13 milionë lekë për dyer e tualete të reja në disa shkolla.
Afrimi i vitit të ri shkollor ka shtuar angazhimin e autoriteteve arsimore në vend, ndërsa bëhen përgatitjet e fundit për një nisje të mbarë më 11 shtator. Në Lezhë, bashkia po ndërhyn me disa grupe pune për rinovimin e gjitha godinave arsimore që rezultojnë me probleme, sic pohon edhe Drejtori i Arsimit në Bashkinë e Lezhës Ardjan Laçi.
Laçi: Vëmendja është përqendruar kryesisht te linjat hidrosanitare, hidroizolime të sistemimit të vendeve, riparimit te karrigeve. Sigurisht puna nuk ka filluar sot, disa shkolla janë përfunduar, po përfundojnë cdo ditë nga 2-3 institucione po kalohen dhe besojmë e jemi optimist se gjithcka do jetë gati.
Edhe në Gjirokastër, Bashkia e Gjirokastrës ka akorduar një fond prej 13 milionë lekësh të reja pikërisht për sistemet hidrosanitare apo lyerjet e shkollave. Ndërhyrje janë kryer në shkollën Urani Rumbo ku janë zëvendësuar të gjitha dyert e klasave po ashtu në shkollën nëntëvjecare ?A.Z . Cajupi? është ndërhyrë në tualetet e shkollës të cilat prej vitesh ishin thuajse jashtë funksionit. Krybashkiakia Zamira Rami ndërsa inspektoi punimet, theksoi se shumë shpejt do të ndërhyhet edhe në gjimnazin ?Asim Zeneli?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viti-i-ri-shkollor-13-mln-leke-per-nderhyrje-ne-disa-shkolla-ne-gjirokaster/