Në të parën mbledhje të grupit të ri parlamentar, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu kërkoi deputetëve të saj të përgatiten për të bërë opozitën që i ka mungur prej vitesh këtij vendi. Kryemadhi thotë kundërvënia e kësaj opozitë të re nuk do të jetë ndaj partive por keqqeverisjes.<br /><br />?Do të jemi në opozitë me keqqeverisjen, nuk do të jemi në opozitë me partitë politike, por do të jemi në opozitë me keqqeverisjen, e cila po i ofrohet çdo ditë e më shumë qytetarëve. Ajo që do të ketë ky grup parlamentar do të mbajë një qëndrim të jashtëzakonshëm përsa i përket pasurimit të jetës parlamentare, përsa i përket iniciativave ligjore që do të paraqesim dhe do të kemi një risi në jetën parlamentare me iniciativa shumë të mira dhe domethënëse, të cilat çdo ditë e më shumë po bëhen të domosdoshme po bëhen për jetën politike dhe ekonomike të vendit?.<br /><br />Kryetarja e LSI thotë se ka përpjekje për të blerë dhe asimiluar opozitën për ta kthyer jetën politike në një situatë të pakontrolluar. Por ajo premton se deputetët e LSI do të jenë aty vigjilentë për të mos lejuar që asnjë projektligj që demton interesat e qytetarëve përfshirë dhe ata që flenë prej legjislatures së shkuar në sirtaret e parlamentit, siç është ai për koncesionet, të miratohet në sallën e kuvendit. Tv Klan
