Fshati i njohur nuk është më shumë se 26 km larg nga qyteti i Korçës. Vithkuqi shtrihet i gjithi në zonë malore, dhe pika më e lartë është ajo e Rrungajës, 1750 metra mbi nivelin e detit. <br />I strukur mes kodrave të buta, përbri pyjeve të dendur të ahut dhe dushkut, udhëtimi drejt tij është mbresëlenës. <br />Vikthuqi kufizohet me Voskopojën, Oparin, Skraparin, Përmetin dhe Kolonjën. Këtu ka pikënisjen dhe Osumi, që përshkon të gjithë relievin duke mbledhur në vehte rreth 100 burime. <br /> Vithkuqi është një vendbanim i lashtë ilir. Ndonëse pak i eksploruar, ai daton si qendër e banuar nga periudha e parë e hekurit deri në shek II-të p.e.s..