Në 20 shkurt 1991 u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha nga sheshi “Skënderbej”, ndërsa studentët ishin në grevën e urisë në qytetin studenti.

27 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar një foto të re nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku duket edhe makina e tipit “Ifa” duke tërhequr bustin e ish diktatorit komunist.

Pamje e sheshit “Skënderbej” pak çaste para rrëzimit të shtatores së diktatorit. Makinat tip “Ifa” që shihen në foto janë të parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me njërën prej tyre (të shënuarën me vijë të kuqe), pasi u rrëzua, u tërhoq zvarrë shtatorja e diktatorit.