Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani urdhëron nisjen e hetimit administrativ lidhur me sqarimin e situatës së pronësisë mbi truallin në Gjirin e Lalzit, ku do të investonte shoqëria OMNIX.
Manjani mësohet se ka urdhëruar mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP).
Informacion do t?i kërkohet edhe ZVRPP Durrës.
Urdhëri parashikon nisjen e inspektimit për sqarimin e legjitimitetit të vendimeve të gjykatës së Durrësit.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, konkluzionet e hetimit administrativ do të bëhen të ditura në përfundim të procedurave ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pronesia-e-truallit-ne-gjirin-e-lalzit-manjani-urdheron-hetim-administrativ/