Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu nga foltorja e Kuvendit hodhi dyshume se kodi zgjedhor nuk do të jepë një garanci për zgjedhjet e ardhshme. Deputetja demokrate tha se reforma zgjedhore qëllimisht po lihet pas dore.
Bregu: Të gjithë e dinë se ku i pikon çatia, thotë populli. Ta shohësh se ku të pikon çatia jote mbase do dhe pak më shumë kurajo.
Shqetësimi më i madh është ajo që do të ndodhë në qershor. Problemi me zgjedhjet e qershorit. Për të mbërritur në zgjedhjet e qershorit me një garanci që ajo vota as do të vidhet, as do të ketë nejrëz që do kërcënohen, as do manipulohet ne duhet të kishim shtruar minimumi atë reformë zgjedhore të cilën e kemi nisur.
Meta tha se reforma zgjedhore tha se duhet të përfundojë brenda sesionit parlamentar. Ne kërkuam që reforma në drejtësi të bashkëlidhej me atë zgjedhore. Pasi votuam reformën në drejtësi unë nuk besoj se duhet të linim pas dore reformën zgjedhore. Por kjo nuk mendoj se mund të jetë gjë tjetër përvecse e qëllimshme. Kam frikë se nuk i intereson as të përmirësohet kodi zgjedhor as të zbatohen ato rekomandime që ka lënë OSBE ODIHR dhe vetëm ta mbajmë këtë situatë kështu derisa të mëbrrijmë në zgjedhjet e tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-reforma-zgjedhore-qellimisht-po-lihet-pas-dore/