Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Bujar Nishani gjatë vizitës së tij në SHBA, takoi edhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Manhatan, për të cilët shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e tij për atdhedashurinë dhe vullnetin e tyre për të ruajtur ndër breza identitetin dhe frymën kombëtare shqiptare.
Nishani: Ky vlerësim është për ju që jeni sonte në këtë sallë, për qindra mijëra shqiptarët kudo në Shtetet e Bashkuara, për familjet tuaja, për të parët tuaj, atë të cilët ju mësuan jo vetëm respektin për të parët tuaj, por ju lanë trashëgim edhe respektin dhe krenarinë e të qenit shqiptarë. Kjo traditë do ta vazhdojë në ditët, muajt, vitet, dekadat dhe shekujt në vijim miqësinë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Presidenti Nishani vlerësoi me dekoratat më të larta edhe disa personalitete të diasporës të cilët kanë kontribuar për atdheun e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-me-diasporen-ne-shba-vlereson-disa-personalitete/