Surprise Me!

Ora News – Në ditën e lindjes, Arben Malo përcillet për në banesën e fundit

2018-03-07 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është përcjellë për në banesën e fundit kryebashkiaku i Kolonjës, Arben Malo, i cili ndërroi jetë të dielën pas një infarkti. Miq, të afërm, kolegë e politikanë përcollën me lule Kryebashkiakun, i cili sot do të mbushte plot 46 vjeç.
Arben Malo, kryebashkiaku i Kolonjës i ndarë nga jeta si pasojë të një infarkti është përcjellë për në banesën e fundit në ditën e lindjes.
Qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën 46 vjeçarit, Arben Malo.
Homazhet janë mbajtur në hollin e Bashkisë, ku miq, kolegë dhe politikanë u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, duke vlerësuar dimensionin njerëzor dhe përkushtimin në shërbim të qytetarëve.
Klajda Gjosha: Ne e kishim menduar që Bashkia e Ersekës sot do të mbushej me lule për ditëlindjen e tij, por fatkeqësisht të gjithë sëbashku po e përcjellim atë në banesën e fundit. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, një mik, një baba i mrekullueshëm.
Edmond Panariti: Ishte shumë energjik, shumë optimist dhe sigurisht dhe i paduruar që të gjithë ato që kishte filluar ti çonte deri në fund.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-diten-e-lindjes-arben-malo-percillet-per-ne-banesen-e-fundit/

Buy Now on CodeCanyon