Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kulmin e debatit politik dhe shoqëror pas miratimit nga parlamenti të ligjit për importin e integruar të mbetjeve, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një grup deputetësh dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka vizituan një fabrike riciklimi në kryeqytet. Gjatë një bashkebisedimi me ricikluesit, kreu i qeverisë u kërkoi sipërmarrësve të përmbushin plotësisht kërkesat e tregut edhe për artikuj të tjerë që mund te prodhohen nga mbetjet.
Në përpjekje për të sqaruar qytetarët dhe shoqërinë civile pas miratimit të ligjit për mbetjet, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një fabrikë riciklimi në Kashar i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.
Në ambientet e fabrikës, Rama pati edhe një bisedë me disa riciklues, të cilët kishin ekspozuar produktet e tyre në panairin e hapur në ambientet e kësaj fabrike.
Rama: ?Nëse do ta imagjinoni për një moment se të gjitha këto fabrika të mbylleshin për shkak të papërballimit të kostove etj., sa përqind do të rriteshin mbetjet e papërpunuara që do të shkonin nëpër gropa, që do digjeshin, që do mbeteshin rrugëve?.
Ricikluesi: ?Minimalisht janë mbi 10 mijë ton në muaj.?
Rama tha se ligji i ri i hap mundësitë industrisë ricikluese të përmbushë plotësisht kërkesat e tregut në vend për tuba ujit për vaditje në sera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-zbret-ne-terren-viziton-fabriken-e-riciklimit-te-mbetjeve/