Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbulohen rrënojat 700 vjeçare të kishës së Shën Ilisë në Gjazuj të Lezhës. Kanë qenë punimet për rrugën e fshatit që nxorën në pahë mbetje qeramike, eshtrash dhe vegla pune, që sipas historianëve i përkasin shekullit të XIII, periudhë kur lulëzonte një qytezë mesjetare karakteristike arbëreshe.
Nje rezidence feudale ku ben pjese dhe nje kishe 700 vjeçare ka dale në dritë rastesisht në fshatin Gjazuj, në Njësinë Administrative Ungrej të Lezhës.
Kanë qënë punëtorët të cilët teksa po punonin për zgjerimin e rrugës, kanë ndeshur me zbulimin që historinët thonë se i perkasin nje objekti kulti të Krishtere dhe nje vendbanimi mesjetar karakteristik arbëresh ku ka jetuar familja feudale Gazulli në fund shek.XIII? ne fillim shek. XVII.
Paulin Zefi, Historian: Ajo që ka një vlerë të jashtëzakonshme ështe vetë qeramika, e cila na ndihmon për të na caktuar datimin relative të këtij siti. bëhet f jalë për gjetje qeramike si në pjesën qendror, ku mendoj se është rezidenca e familjes së Gazullorëve që ka funksionuar që në fund të shek. XIII deri në fillim të shek. XVII dhe mendoj se kjo mund të jetë kisha e Shën Iliasë.
Banorët tregojnë se me këtë zbulim, historia nxjerr në pah rrënjët e krishtërimit të hershëm në zonë.
Pak metra nga zbulimi i rezidencës, ndodhet edhe Kroi i Shën Ilisë, një burim që ende sot njësoj si 700 vjet më parë, përdoret nga banorët e zonës për.
Historianë dhe arkeologë apelojnë që punimet për rrugën të ndalen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-zbulohet-kisha-mesjetare-gjate-punimeve-per-rrugen/