Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Programi për ujitjen dhe kullimin, Fondi Kombëtar i Garancisë, titujt e pronësisë të tokës bujqësore, sipas kryeministrit Edi Rama, janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë. Rama bashkëbisedoi me fermerë në Vajkal të Fierit, të cilët i ka inkurajuar që në bashkëpunim me bashkitë, të hartojnë projekte për të përfituar nga Fondi i Garancisë në bujqësi. Në Fier kryeministri ka bashkëbiseduar me maturantë, si dhe ka parë nga afër punimet për disa projekte infrastrukturore.
Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me fermeret në Vajkal të Fierit, mbi progarmin e qeverisë për ujitjen dhe kullimin dhe për fondin e garancisë për sektorin e bujqësisë. Kryemisnitri ka thksuar se titujt e pronsisë janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.
Rama: Deri në qershor të vitit të ardhshëm do kemi çuar ujin në çdo parcelë dhe do kemi rritur sipërfaqen e ujitur në 225 mijë hektarë
Rama inkurajoi fërmerët, që më mbështejen e bashkive të hartojnë projekte serioze investimi që të mbështeten financiarisht nga Fondi i Garancisë.
Rama: Janë rreth 300 milion euro potencialisht që ne mund t?i thithim në këtë proces. Është një shifër e jashtëzakonshme. Ama, nëse ne nuk jemi aktivë dhe nuk bëjmë punën tonë, detyrën tonë si fermerë dhe si qeveri, ato mbeten aty dhe nuk i marrim dot, sepse duhet të kemi projekte të shkruara mirë dhe aplikime bindëse për bankat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-fermeret-punoni-dhe-perfitoni-me-projkete-nga-fondi-i-garancise/