Surprise Me!

Ora News – Hill vlerëson lidershipin e Bashës: PD me ju do shtyjë para vendin

2018-03-07 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin Christopher R. Hill. Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas rrëzimit të regjimit komunist.
Zoti Basha shprehu mirënjohjen e madhe për ndihmën e jashtëzakonshme që ai dhe SHBA kanë dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme të historisë së saj, siç ishin vitet ?90 kur Shqipëria la pas të shkuarën komuniste dhe iu bashkua vendeve demokratike të botës.
Ambasadori Hill ka vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri duke shprehur krenarinë që SHBA kanë qenë bashkudhëtare të Shqipërisë në këtë transformim të madh. Shqipëria, tha Hill i ka patur objektivat e qarta, anëtarësimin në NATO dhe në BE, ndërsa shprehu kënaqësinë që Partia Demokratike ndonëse në opozitë nuk resht së punuari për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europiane.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe shume arritje të tjera të Shqipërisë do të ishin e pamundur pa ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA.
Një vend të veçantë në takim zuri situata politike në vend, krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hill-vlereson-lidershipin-e-bashes-ne-krye-te-pd-do-ta-shtyni-vendin-para/

Buy Now on CodeCanyon