Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi i madh vendas ka dorëzuar në parlament një propozim për ndryshim të ligjit për importin e mbetjeve edhe pse është miratuar vetëm pak ditë më parë.
Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku kërkon që të vendoset një kufizim i sasisë së mbetjeve që do importohen me synimin që industria ricikluese të shtojë përpunimin e mbetjeve që prodhohen në vend.
Kuota e lejuar e importit për çdo produkt sipas Buxhukut duhet të jetë jo më shumë se 40% e sasisë së përgjithshme të mbetjeve vjetore të prodhuara në vend.
Propozimet për ndryshim vijnë në një kohë që parlamenti e ka miratuar ligjin për importin e mbetjeve por sipas Konfindustrisë nëse ka vullnet politik atëherë përmirësimet në ligj mund të bëhen.
Ndërsa shohin si një mundësi rishikimi kthimin për rishqyrtim ne kuvend nga presidenti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/importi-i-mbetjeve-buxhukute-kufizohet-sipas-prodhimit-ne-vend/