Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në brigjet e liqenit të Kukësit ka nisur fushata një javore ?Ta pastrojmë Drinin që na bashkon në Kukës?.
Fushata zhvillohet në kuadër të projektit CRESSIDA e mbështetur nga Agjencia Amerikane e Mjedisit dhe Bashkia Kukës.
Kjo veprimtari do të ndikojë pozitivisht për të eliminuar burimet e ndotjes përpara se të fillojnë reshjet.
?Është një nismë që do të pasohet me aktivitete të tjera në dobi të menaxhimit të qëndrueshëm të vlerave natyrore të basenit të Drinit? thotë Eltjana Shkreli, koordinatore e projektit.
Kukësi është zgjedhur për fillimin e fushatës, sepse është qyteti ku bashkohet Drini i Bardhë me Drinin e Zi, dhe ku grumbullohen mbetjet urbane të sjella nga vendbanimet përgjatë dy lumenjve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-pastrojme-drinin-qe-na-bashkon-ne-kukes/