Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët demokratë do të japin votën pro Ligjit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në seancën parlamentare të së enjtës.
Mazhoranca dhe opozita në gjithë paketën emeregjente të drejtësisë, gjejnë dakordësi vetëm për këtë ligj falë dhe ndërhyrjes së misionit Amerikan OPDAT.
Për 5 ligjet e tjera përfshirë atë të qeverisjes së sistemit gjyqësore, Kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi ankimim në Gjykatë Kushtetuese.
Basha: Maxhoranca ka përcaktuar tashmë se si do të veprojë Partia Demokratike, duke përjashtuar ?de facto? PD dhe duke e shkelur zotimin për konsensus, njësoj siç bëri me ligjin për Vettingun. Ndaj qëndrimi do të jetë i njejtë si për ligjin me Vetingun. Ne do të kërkojmë dhe do të arrijmë me të gjitha format, duke përfshirë edhe format kushtetuese prevalimin e amendamenteve kushtetuese të votuara me konsensus dhe me mbështetje euro-amerikane me datë 22 korrik . Dhe jo paçavuret e mafies dhe korrupsionit.
Partia Demokratike ankimoi në Gjykatë Kushtetuese, ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa Kryetari Lulzim Basha, ka këtë përgjigje për ambasadorët të cilët më hërët i kërkuan të mos e ndërmarrë këtë hap.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-neser-votojme-spak-nis-makthi-per-ramen-e-tahirin/